DURRËS – Deti ka nxjerrë në breg sot, trupin e njerit prej peshkatarëve të humbur në 4 janar në Adriatik, Avni Shahinajt, 42-vjeç. Shahinaj ishte në varkë me shokun e tij, Bekim Mançinaj, i cili nuk është gjendur ende.

Prej dy peshkatarëve u gjet vetëm varka e tyre e përmbysur disa ditë më parë, pavarësisht kërkimeve që nisën prej 2 anijeve dhe familjarëve që nga ajo ditë.

Trupi i Shahinajt u gjet nga familjarët në zonën e Bisht Pallës.Për peshkatarin tjetër, Bekim Mançinaj, kërkimet vazhdojnë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb