Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se 46-vjeçari G.A., duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, në drejtimin e 51-vjeçarit A.S., banues në Maqedoni, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi duket drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni. Për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb