Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.  Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit M. A., 27 vjeç D. K., 20 vjeç dhe S. P., 25 vjeç.  Njëri prej të aarrestuarve është një shtetas egjiptian ii cili ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të flasifikuara. 2 të arrestuarit e tjerë kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Durrës

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i  formularëve”, shtetasin egjiptian M. A., 27 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

  1. K., 20 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pas i mbrëmjen e djeshme, në Shijak, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. është përplasur me motomjetin tip “Honda” me rimorkio, me drejtues shtetasin S. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 7 personat që ndodheshin në rimorkio, shtetasit N. P., 54 vjeçe, A. P., 20 vjeçe, D. P., 22 vjeçe, L. P., 23 vjeçe dhe fëmijët A. D., K. D. dhe L. D., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb