DURRES

Policia e Durrësit ka shkatërruar një grup të mirëfilltë kriminal  që  merrej me falsifikim e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave, duke arrestuar një shtetas, proceduar në gjendje të lirë një tjetër dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë,  si bashkëpunëtorët e tij. Operacioni “IDENTITETE” ka vënë në pranga një 30-vjeçar me iniciale R.Y për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

Në gjendje të lirë është proceduar shtetësja K.P, punonjëse e gjendjes civile Durrës dhe në kërkim dy shtetasit  me iniciale V.Z dhe E.K.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, në fushën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Departamentin e Policisë Kriminale ,pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit finalizoi operacionin policor “IDENTITETI”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Gjithashtu ndiqet në gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme ,për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb