Nga KLODJANA HAXHIAJ*

DURRES – Gjeli i detit, tradita e kahershme e qytetarëve durrsakë këtë vit është me pakicë në tregun e gjësë së gjallë në Durrës. Risia është se gjeli i detit vjen me një çmim dy herë më të lartë se një vit më parë. Aktualisht, si peshë e gjallë, çmimi shkon nga 800 deri në 1000 lekë për kg. Pensionistët shprehen se me këtë çmim që ofrohet gjeli i detit dhe me shpërblimin prej 2 mijë lekësh nga qeveria, është e pamundur blerja e tij.

Tregëtarët shprehen se kane bërë investime shumë të mëdha për rritjen e shpendëve dhe me shitjet e deritanishme vështirë se do të arrijnë fitimet e parashikuara.

Në tregun e qytetit të Durrësit zakonisht vijnë tregtarë të gjelit të detit nga fshatrat e Lezhës, nga Kavaja e Rrogozhina. Duke qënë se edhe zona e Elbasanit është pa fuqi blerëse, shumë tregtarë nga Peqini kanë filluar të dalin në Durrës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb