Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse policie në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ende nuk dihet nëse punonjësja e policisë ka pasur konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtronte.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve

 

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb