Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare të Durrësit.

Rreth orës 19:30, një turiste sllovake, e identifikuar si M. R., 79 vjeçe, ka humbur jetën aksidentalisht teksa po notonte në det, pranë Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se shtetasja e moshuar është mbytur gjatë kohës që po lahej, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, te Shkëmbi i Kavajës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. R., 79 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin/dokumentimin e plotë të rrethanave te ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb