DURRES – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës për shkak të një aksidenti me makinë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes viktima quhet S.Latifi.

Ai ishte pasagjer në një makinë “Benz” me targa AA 303 JM, e cila u përplas me një trajler. “Benz”-i drejtohej nga Ardjan Beri, i cili mbeti i plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb