DURRËS

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në Durrës.

Policia informon se një person i sëmurë mendor ka plagosur me mjet prerës një shtetas 53-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.

Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë u kap dhe  shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb