DURRËS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Tarin të Manzës ku një 5-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në përrua. (foto ilustruese)

Megjithëse banorët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes të lajmëruar nga fëmijët e tjerë, ka qenë shumë vonë për vogëlushen, e cila është rrëmbyer nga rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë e gjallë.

Trupi i 5-vjeçares është gjetur nga forcat e policisë rreth 500 m larg vendit ku kishte rënë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: