DURRËS

Katër persona kanë kanosur me jetë krye-inspektorin i IMT-së Ardian Halili. Dyshohet se e gjithë kjo ka të bëjë për shkak të ushtrimit të detyrës.

“BalkanWeb” ka mësuar se shkak për këtë është bërë dhënia e urdhrit për prishjen e një objekti, i cili ishte në pronësi të familjes Derivishi.

Ky objekt ishte përjashtuar nga skema e legalizimit, ndërsa policia ka shoqëruar 4 anëtarët e kësaj familje, të cilët dyshohen se kanë kanosur me jetë kryeinspektorin.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit,  ndërsa anëtarët e shoqëruar  në policia janë; Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, por edhe Begator Gjoka, të cilët kanë kanosur kryeinspektorin teksa qendronte në një lokal pranë banesës së tij.

Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi sipas tyre, një leje e tillë cenonte sigurinë hekurudhore.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb