Nga: Klodiana Haxhiaj*

DURRËS- “Në ndihmë të Marselit për të bërë transplantin e veshakave”. Me këtë thirrje është dhënë koncerti i bamirësisë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, mbrëmjen e së enjtes. Organizatorë të koncerit ishin miqtë e Marselit, mësues, nxënës të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” dhe studentët e univeristetit të arteve të bukura në Tiranë.

Marsel Domi ish nxënës i shkollës së muzikës duhet t’i nënshtrohet urgjentisht një ndërhyrje transplanti veshaksh, por familja e tij nuk ka të ardhura. Në një situatë të tillë, janë miqtë e tij që po oranizojnë fushata bamirësie dhe koncerte për ta ndihmuar sadopak djaloshin.

Marsel Domi 19 vjec nga Durrësi, ka nevojë për ndihmë mjekësore duhet të transplant veshaksh që të shpëtojë. Në hollin e pallatit të kulturës miqtë e tij kanë vendosur një kuti, ku gjithkush që ka mundësi mund të dhurojë diçka. Po kështu miqtë i kanë hapur një llogari bankare tek një prej bankave të nivelit të dytë, për ti’ ardhur në ndihmë Marsel Domit.

Të gjitha të ardhurat e koncerit të të bamirësisë shkuan për ish nxënës i shkollës së muzikës Marsel Domi.

Ja numri i llogarisë ku mund të kontribuoni për kurimin e 19-vjeçarit:
Pro Credit Bank, llogaria: Dhurata Imer Domi
Nr llog: AL15209122570000250089360001

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: