DURRËS-Një i ri nga Durrësi ka rënë në pranga, pasi lëvizte në qytet me një thikë.

Burime zyrtare nga policia pohuan se Roberto Mrruku, 19 vjeç, dje, rreth orës 11:45, në lagjen Nr.18, gjatë kontrollit fizik iu gjet në trup një mjet prerës, të cilën e mbante pa leje.
Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb