DURRËS- Një 41-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit ndërsa ishte futur në det për tu larë. Mësohet se 41-vjeçari nga Tirana me iniciale M.A., ka pësuar infarkt teksa lahej në det. Pushuesit e tjerë janë përpjekur ti japin ndihmën e parë, por ka qenë e kotë, pasi 41-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Kjo është viktima e dytë gjatë këtij sezoni veror në Durrës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: