DURRES- Dy adoleshente nga Durrësi rezultojnë të zhdukura prej tre ditësh, pasi janë larguar pë lënë gjurmë nga banesa.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se ka qenë nëna e tyre, shtetësia me inicialet M.P. 43 vjeçe, që ka denoncuar zhdukjen e vajzave, S.P. 17 vjeçe dhe E.P., 14 vjeçe. Fill pas kësaj policia nisi hetimet për gjetjen e dy vajzave.

Një ngjarje e njëjte u regjistrua po në Durrës në muajin gusht të këtij viti, ku dy motra adoleshente Orialda dhe Klevisa Kajtazi, 18 dhe 15 vjeç u larguan për disa javë pa lënë gjurmë, pasi dogjën banesën.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetaseve:
• S.P. 17 vjeçe, banuese në Durrës;
• E.P. 14 vjeçe, banuese në Durrës.

Më datë 30.12.2016, ora 14:00, ka bërë kallëzim shtetësia M.P. 43 vjeçe, pasi më datë 28.12.2016, i janë larguar nga banesa vajzat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb