DURRES– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku treni ka marrë para një automjet.

Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e sotme në Urën e Dajlanit në qytetin bregdetar. Mësohet se pronari kishte parkuar mjetin pranë shinave të trenit dhe ishte ulur në një lokal për të konsumuar një kafe, ndërsa nuk e kishte menduar se do të kalonte treni.

LSA ka siguruar një foto ku shihet mjeti i dëmtuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb