Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 23:41 në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit.

Pas një konflikti për motike të dobëta shtetasi H.Ll., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin I.S., rreth 26 vjeç. I.S., ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Durrës

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas pas një konflitki për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb