DURRËS- Shoqata për Mbrojtjen e Vlerave Kulturore në bashkëpunim me simpatizantë të Partisë Demokratike kanë organizuar një protestë qytetare në sheshin “Iliria” në qendër të qytetit të Durrësit, kundër heqjes së shatërvanit nga ana e Bashkisë.

Protestuesit kanë kërkuar rikonstruksionin dhe rikthimin e shatërvanit në qendër të qytetit. Shatërvani 86-vjeçar u hoq disa netë më parë nga Bashkia, pasi në qendër të qytetit po kryhet një investim prej 1.4 mln euro për rivitalizimin e sheshit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb