DURRËS- Punonjësit e hekurudhës në Durrës janë hedhur sot në protestë para portit. Ata kanë bllokuar hyrjen e kamionëve në port duke kërkuar që të mos hiqen specialistët e hekurudhës nga puna.

“Hekurudha ka falimentuar, kërkojmë ringritjen. Jo korrupsionit në hekurudhë. Të mos hiqen specialistët e hekurudhës nga puna”, kanë thënë ata. Protestuesit kanë bllokuar edhe disa kamionë tek Ura e Dajlanit duke sjellë edhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: