DURRES – Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Radë dhe ka vënë në pranga tre persona. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasit e arrestuar janë: Pjetër Shota, 56 vjeç, Ilir Shota, 35 vjeç, nga fshati Mallkuç dhe Marios Paluçi, 24 vjeç nga Hamallaj.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit tip Fiat, me të cilën udhëtonin Ilir dhe Pjetur Shota janë gjetur 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë kontrollit në banesën e Pjetër Shotës, u gjet edhe arsenal armësh, një armë zjarri automatik, model 56 kalibër 7.62mm, një pushkë model 63,kalibër 7.62 mm, një çcifte, 6 krehëra automatiku model 56,me 95 fishekë, kalibër 7.62 mm dhe dy krehëra me 40 fishekë, model 54, me kalibër 7.62 mm.

Mbi Ilir Shotën dhe Mario Paluçin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa mbi Pjetër Shotën rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: