DURRËS – Të shtëna armësh janë dëgjuar në ambientet e ALUIZNI-t në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përdorimin e armëve. Fillimisht u raportua për të plagosur, por policia sqaroi se bëhej fjalë për një konflikt mes personash, të cilët pas konfrontimit fizik kanë përdorur dhe armë.

Autor i të shtënave me armë është Enidor Dedej, i cili ka qëlluar në drejtim të Fabin Gashit. Nga të shtënat fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtori ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, i cili thotë se personat e përfshirë në konflift nuk kanë lidhje me aktivitetin që ushtron ALUIZNI.

Policia nuk ka sqaruar ende nëse i ka ndaluar personat e përfshirë në këtë ngjarje, që krijun panik duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin aty.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb