DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi ka tentuar të korruptojë një polic të Portit të Durrësit. Sipas të dhënave zyrtare u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i shtetasit Ramadan Hoxha, 58 vjeç, banues në Dibër.

Hoxha është kapur në flagrancë duke i dhënë 50 euro punonjësit të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, me qëllim që ta linte të kalonte për në Itali pasi më parë ishte refuzuar kalimi i tij.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: