DURRËS

Tre persona kanë tentuar të grabisin me armë një banesë në Durrës. Sipas Policisë, pronari i banesës i ka pikasur autorët dhe më pas është përleshur fizikisht me ta.

Si pasojë e kësaj, kryefamiljari F.M ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për idetifikimin e më pas kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona,   njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët  janë diktuar nga pronari i banesës  dhe  janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: