DURRES – Zona e plazhit, nga ura e Dajlanit në Durrës, po vuan mungesën e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se kjo situatë është shkaktuar nga pakujdesia e një firme private, e cila ka dëmtuar linjat elektrike.

OSHEE bën të ditur se tashmë është rikthyer energjia për qytetin, ndërsa grupet e punës po punojnë për të normalizuar situatën edhe në zonën e plazhit.

Ndërkohë OSHEE njofton se do të marrë të gjitha masat ligjore ndaj firmës private që dëmtoi linjat elektrike në Durrës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb