Kur Durrësi dhe Vora janë ndër vendet që pësuan dëme të mëdha nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, ku pati edhe 51 viktima, këto qytete mbeten pa kryetarë bashkish në momente kritike.

Në një lidhje direkte nga qyteti i Durrësit për ‘News24’ gazetari Ergys Gjençaj deklaroi se dorëheqja e beftë e kryetares së Bashkisë Valbona Sako dhe fakti që Vora s’ka kryetar pas shpalljes në kërkim të Agim Kajmakut, do të ndikojë padyshim në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.

“Një kryetar bashkie në situata të tilla është një nga hallka e koordinimit të punës në këto situata. Mungesa e të cilës ndikon në procesin. Në qytetin e Durrësit është ngritur Shtabi i Emergjencave. Dorëheqja e Valbona Sakos do të ketë një ndikim në këtë proces, pavarësisht se procesi i emergjenca drejtohet nga ministri Bledi Çuçi. Po ashtu dhe në Vorë”, tha Gjençaj. Kujtojmë se problematike mbetet situata edhe në Vorë, pasi ditën e shkarkimit nga KQZ, Kajmaku hoqi nga detyra edhe dy zëvendëskryetarët e kësaj bashkie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb