Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj shprehet se me dorëheqjen e Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë në qytetin bregdetar, drejtimin e qytetit do e marrë sërish Vangjush Dako.

Xhaferraj shprehet se me emërimin e Zhuljen Varfajt si kryetar bashkie në mënyrë provizore deri në zhvillimin e zgjedhjeve lokale, qytetarët nuk kanë asnjë lloj shërbimi.

Postimi i Ferdinand Xhaferraj:

Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos, dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar. Ferdinand Xhaferaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: