Durrësi është kthyer në një Napol të dytë për shkak të plehrave. Mungesa e një vendgrumbullimi, pas kthesës së projektit për dërgimin e mbeturinave në Sharrë, ka bërë që mbetjet të derdhen kudo rrugëve të Durrësit.

Kazanët janë të tjembushur, njësoj edhe trotuaret dhe mbeturinat kundërmojnë erë pasi nuk pastrohen prej ditësh, në një kohë ku për shkak të pandemisë rekomandohet pastërti maksimale.

Pas banorëve të Sukthit edhe banorët e Manzës kundërshtojnë depozitimin e mbetjeve urbane në zonën e tyre.

Bashkia Durrës për të pastruar sadopak qytetin që po mbytet nga plehërat ka derdhur kamionët që qëndronin të mbushur në një shesh në Manez gjatë nates së shkuar.
Banoret e Manzës shprehën shqetësim për transportin e plehrave të sjella natën dhe të shoqëruara me policë në zonën e tyre. Ata thanë se kanë kthyer pas mjete por ka qënë policia ajo që ka shoqëruar me pas cdo makinë si dhe ka shoqëruar mbrëmjen e kaluar një banor të zonës në polici dhe që e kanë liruar të shtunën. Banorët janë shprehur njëzeri se për ta pas tërmetit dhe pandemisë Covid 19, sjellja e mbetjeve urbane do të jetë fatkeqesia e 3-të.

Plehrat e gjithë zonës që po sillen në këtë qytezë të ish minatorëve, thanë banorët, janë kostoja që po u sjell ndarja territoriale. Mbetjet urbane kanë sjelle një impakt mjedisor të madh. Përroi 10 km i gjatë con lëndet kimike drejt e në Gjirin turistik të Lalzit, thanë ata. Ata janë shprehur se depozitimin e mbetjeve në vebdbanimin e tyre do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet.

Anulimi i vendimit për të dërguar mbetjet urbane të Durrësit në landfillin e Sharrës, (pas mbylljes së atij në Porto Romano për t’u kthyer në park) dhe krijimin e një pike grumbullimi në Sukth bëri që për ditë më radhë banorët e kësaj zone të ngrihen në protestë.

Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit njoftoi dy ditë më parë se “është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit. Po kështu bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin.”

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb