DURRËS- Disa zona në qytetin e Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike.

Shkak është bërë një defekt në nënstacionin elektrik në Shkozet, e për pasojë kanë mbetur në errësirë qyteti i Durrësit, zona e plazhit si dhe porti.

OSHEE njofton se ekipet e punës kanë dalë menjëherë në terren për të eliminuar avarinë dhe për të rikthyer më pas furnizimin normal me energji në zonat e prekura.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb