Teksa situata në Durrës vijon të jetë kaotike në lidhje me mbetjet urbane që kanë ‘pushtuar’ thuajse të gjithë qytetin bregdetar, duket se vjen një zgjidhje nga kompania ‘Integrated Energy’.

Kompania në fjalë, e cila operon në Sharrë, i ka dërguar një letër bashkisë Durrës, duke i ofruar një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve urbane. Në shkresën e siguruar nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për ‘BalkanWeb’ thuhet se Bashkia mund të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë pagesë.

Bashkisë i është vënë një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës. Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

SITUATA PROBLEMATIKE
Ndonëse jemi në mes të sezonit turistik, Durrësi po përjeton kaos për shkak të mbetjeve urbane.
Situata është e rëndë, me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese, por tashmë duket se e njëjta situatë po përfshin edhe periferinë e qytetit bregdetar.
Siç është transmetuar edhe më herët në videot e siguruara për “News24” dhe “BalkanWeb”, duket se plehrat kanë ‘pushtuar’ edhe rrugët periferike.

Mbetjet janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra. Duke patur parasysh edhe temperaturat e larta të verës, këto plehra përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi infeksionet rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë celsius.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: