Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka teksa u përfshi në diskutimin mbi debatin e këtyre ditëve që është marrëveshja për portin e Durrësit, theksoi se mungon transparenca.

I ftuar në emisionin “Open” në ‘News24’ Duka tha se Durrësi rrezikon që të ngelet pa port. Mes të tjerash ai tha se Rama duhet të japë llogari dhe mos të flasë si biznesmen.

Duka: Pse se bëri kurrë këtë transparencë të qytetarët. S’po them se Edi Rama po vjedh mln euro, por veprimi që po bën është i gabuar. Duhej që të ishte një veprim apo tender ndërkombëtar. Për mendimin tim nëse do isha në vendin e tij, do të isha i hapur. Duhej të merrte mendimin e njerëzve dhe të orientohej nga perëndimi. S’kam simpati nga ata andej, po të ishte nga Austria apo Gjermania po. Një kryeministër se bën dot si një biznesmen, se nuk është vetëm fitimi. Mënyra dhe metoda është gabim. Edhe prona aty nuk është sqaruar mirë. Si mund të bësh marrëveshje kështu. Ti thua; Unë ja jap atij me ligj dhe nëse del ndonjë pronar, shko dhe merru vesh.

Hila: Do bjerë në marrëveshje me pronarin, që të paguhet pronari.

Duka: Nuk zgjidhet asgjë nëse nuk zgjidhet çështja e pronës. Ajo që më shqetëson shumë është fakti se është një pronë e trashëguar, që vlen më shumë. S’jam kundër jahteve, por ato nuk shkojnë 20-20 mln euro. Ato investime që janë bërë që në kohën e merumit, vlejnë qindra mln euro. Durrësi rrezikon të ngelet pa port dhe kryeministri s’ka pse nxehet. Duhet të na sqarojë ai. As si njeri bedel por si një njeri që jetoj atje. S’kemi asnjë transparencë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: