Për gazetarin Ermal Vija në rastin e arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka policia nuk ndoqi procedurën pasi ai nuk ishte i prangosur. I ftuar në “Në Shenjestër”, Vija tha se në dijeninë e tij kanë edhe 15 zyrtarë të tjerë nën hetim nga SPAK për inceneratorët.

“2 biznesmenët duhej t’i shikonim në gjykatë. A ka patur dekonspirim? Na lë të dyshojmë. Kallëzimi i LSI dhe PD ku SPAK ka pasur në dorë emra të politkës dhe ka dalë në përfundim vetëm për inceneratorin e Elbasanit. Sa i takon 2 inceneratorëve të tjerë ku PD ka denoncuar në dijeninë time janë 15 emra zyrtarësh dhe ish-syrtarësh në dijeninë time që po hetohen. Në ditët në vijim do të kemi një përfundim edhe për këto dy inceneratorë. Momenti kur Koka ka hyrë brenda nuk ishte i prangosur por ishte me duar në xhepa. Nuk është ndjekur procedura, duhej t’i shikonim me pranga. Ai ka hyrë serbes serbes në polici”- tha ai.

Gazetari Besar Likmeta ka sjellë dëshmi të rënda nga ana e tij se si bashkia e Durrësit është shantazhuar duke i lënë mbetjet këtë verë në rrugë për t’u dhënë kompanive koncensionare lekë shtesë dhe lidhjen e një kontrate me Sharrën. Ai tha se është absurde që njerëzit po paguajnë lekë për 2 njerëz që janë në kërkim.

“Dëmi real ne nuk e dimë pasi nuk dimë çfarë është ndërtuar. Buxheti i shtetit i ka paguar 3 koncensioneve  11.6 miliardë lekë.  Nuk kemi një auditim të qartë. Në kohë pandemie kompanitë e inceneratorëve morën fondet më të mëdha. Është absurde që ne e bëjmë investimin dhe japim lekë shtesë. Janë shantazhuar bashkia e Durrësit në kohën post tërmet. Ka mijëra të pastrehë në Durrës akoma. Kur qyteti mund të rimerrte veten në sezonin turistik qeveria vendosi t’i linte plehrat në rrugë që bashkia të nënshkruante një kontratë me Sharrën. Bashkitë janë shtyrë t’u japin para shtesë kompanive koncensionare. Ka shumë vepra penale dhe të besonim se Koka e bëri vetëm këtë do të ishim qorra. Të shikoje Durrësin këtë verë ishte si të shikoje Napolin me trajtimin e mbetjeve nga mafia. Kryeministri Rmaa dhe syrtarë të tjerë duhet të flasin dhe të kërkojnë një falje publike. Këto kompani duhet të sekuestrohen pasi qytetarët po paguajnë për 2 njerëz në kërkim”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: