Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, duke dëmtuar traun e hyrjes së Portit të Durrësit.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Ll., banues në Qerret, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, kur është përballur me punonjësit e shërbimit të sigurisë portuale.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar. Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: