TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 20-vjeccar nga Durrësi për falsifikim, pasi është kapur në Rinas me një letërnjoftim italian.
Burime zyrtare bënë me dije se nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klevi Konda, 20 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas do të udhëtonte në dalje nga Republika e Shqipërisë dhe nga kontrolli në vijën e dytë i bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare iu gjet një letërnjoftim italian i dyshuar si e falsifikuar.
Arrestimi i tij u bë për “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim të Dokumenteve”.
(m.k/BalkanWeb)