Ndërsa gjithmonë e më shumë kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme dhe me paralajmërimet në rritje për përkeqësim të gjendjes muajt e dimrit, qytetarët britanike i janë drejtuar rrjeteve sociale dhe po aplikojnë truket e shpërndara atje për të ulur kostot.

Në aplikacionin Tik Tok ka shumë ide kreative që nisin që nga larja në dushet e palestrës, te karikimi i pajisjeve elektronike në punë apo përdorimi i transportit publik

“Telefoni im është në karikim të përhershëm në punën time… I lë në karikim të gjithë power bank që kam të ngarkohen deri pasdite kur largohem nga puna”, thuhet në një nga komentet e njerëz prej videove me të tilla këshilla.

Sa i përket përdorimit të dushit të palestrës në vend që të prisnin derisa të shkonin në shtëpi për tu larë, një përdorues komentoi duke thënë se kjo ide i ka kursyer 60 paund në faturën e energjisë në fund të muajit.

Një pjesë tjetër shumë e klikuar, është edhe ajo e videove të cilat tregojnë mënyra se sit ë përgatisim vakte ushqimore me kosto të vogla, pesë ose më pak paund, në shtëpi.

Rritja e tepruar e kostove ushqimore pritet të godasë britanikët edhe më shumë, ndërsa familjet përballen me një rritje prej 533 £ në faturat vjetore të ushqimeve.

Fraser McKevitt, kreu i shitjeve me pakicë dhe njohuritë e konsumatorëve në Kantar, tha se Mbretëria e Bashkuar është në mes të periudhës së dytë më të lartë të inflacionit për produktet ushqimore që nga viti 2008.

Çmimet u rritën me 11.6 për qind në gusht, rritja më e shpejtë që nga kriza financiare globale në 2008.

Kjo do të thotë se fatura mesatare e ushqimeve shtëpiake do të rritet me 533 £ këtë vit – ekuivalente me 10,25 £ çdo javë.

Ekspertët kanë thënë gjithashtu se 66 milionë qytetarë britanikë do të inkurajohen të minimizojnë sa më shumë të munden përdorimin e gazit dhe energjisë elektrike këtë dimër dhe madje të fikin dritat në kohë me erë.

Qytetarët mund të inkurajohen gjithashtu të shmangin përdorimin e makinave larëse, pjatalarëse dhe furrave midis orëve 14:00 dhe 20:00, çka mund të ndihmojë në parandalimin e ndërprerjeve të mundshme gjatë dimrit.

Shkollat madje kanë diskutuar që mësimi të zhvillohet në vetëm tre ditë të javës, çka do të ulte koston e faturave të energjisë për shkak të reduktimit të orëve që klasat duhet të ngrohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb