TIRANË

Gjykata Administrative vendosi të pranojë padinë e kompanisë “Albanian Duty Free Development” (ADFD) në pronësi të Elona Caushit për shfrytëzimin e dyqaneve Duty Free në Rinas edhe për 5 vitet e ardhshme.

Gjykatësi Avni Sejdi shfuqizoi urdhrin e Ministrisë së Financave, që i anuloi kompanisë në fjalë lejen e shfrytëzimit, në një kohë që fituese e tenderit për hapësirat duty free në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, të zhvilluar nga TIA vitin e kaluar është shpallur kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF).

Seancën e kaluar kur palët paraqitën, kompania ADFD pretendoi se licenca iu hoq pa të drejtë dhe se duhet ta vazhdonte punën me një rinovim automatik të kontratës. Për rinovimin e lincencës, kompania shfrytëzoi një vendim të mëparshëm gjyqësor, në një kohë që instistoi në faktin se nuk ishte informuar nga TIA që oferta e saj ishte shpallur e pasukseshme.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: