Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe Kreut të KED Ardian Dvorani ishte kryefjala e politikës në vend, deri në momentin kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me covid 19. Kreut i Shtetit e akuzoi Dvoranin për shkelje të kushtetutës e ligjit, ne lidhje me listat e kandidatëve për anëtarë të gjykatës kushtetuese dhe kërkoi hetimin e tij nga prokuroria e posacme.

Aksioni i Kreut të Shtetit shkoi deri atje, sa Ilir Meta vendosi të zbriste në shesh në manifestimin e 2 marsit,në atë që e quajti për atë që e konsideroi në mbrojtje të kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, kjo cështje thuajse u harrua. Por pikërisht në momentin kur tonet mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Edi Rama janë zbutur ndjeshëm, rikthehet në vëmendje, përderisa Presidenti i është drejtuar me shkresë këshillit të lartë gjyqësor, duke patur në fokus pikërisht Ardian Dvoranin.

Me shkresën nr.1117/2 protokoll datë 10 prill 2020, kreu i shtetit i drejtohet qeverisë së gjyqësorit, si institucion i emërtesës së anëtarëve të gjykatës së Lartë, dhe i adreson problematikën sipas tij të krijuar nga vazhdimi i qëndrimit në detyrë i Ardian Dvoranit, si anëtar i gjykatës supreme dhe kryetar i këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në dokument thuhet se Ardian Dvorani është emëruar anëtarë i gjykatës së lartë në 2005 nga radhët e jogjyqtarëve dhe mandati i ka përfunduar në 2014. Përfundimi i mandatit është konstatuar nga kryetari i gjykatës i cili asokohe ka njopftuar edhe Presidentin e Republikës.

Për këtë vakancë, u propozua gjyqtari Alaudin Malaj, i cili u rrëzua në Kuvend. Këto zhvillime – thekson kreut i shtetit në shkresë – bënë që Ardian Dvorani të ketë mbetur në detyrë jashtë mandatit, e kështu të ketë hyrë në vitin e 16 të ushtrimit të saj, në shkelje të cdo parashikimi kushtetues. Duke qenë i vetmi anëtar i gjykatës supreme që i mbijetoi procesit të vettingut dhe kryetar në detyrë i institucionit ai mori dhe drejtimin e KED. Pas një kohë të gjatë në mars, pra një muaj më parë në gjykatën e Lartë u emëruan tre anëtarët e rinj nga radhët e jogjyqtarëve, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Sipas kreut të shtetit, me mbërritjen e tyre, Ardian Dvorani duhet të largohet nga detyra, pasi vakanca është zëvendësuar nga Sokol Sadushaj.

Nga procedura e ndjekur nga KLGJ-ja, e cila u finalizua nga Presidenti i Republikës me emërimet e propozimeve të sjella nga KLGJ-ja dhe bërjen e betimit nga secili prej tre anëtarëve të rinj të kësaj Gjykate, rezulton se vakanca e mbajtur deri tani nga zoti Dvorani është plotësuar me gjyqtarin zëvendësues, e për pasojë, qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i zotit Dvorani ka përfunduar de facto dhe de jure”, shkruan Presidenti në shkresën dërguar qeverisë së gjyqësorit. Ilir Meta thotë se këtë shqetësim po e vë në dukje, për faktin se qëndrimi në detyrë i Dvoranit në kundërshtim me ligfjin, do të prodhojë efekte negative në të ardhmen.

“Presidenti i Republikës vlerëson se adresimi i problematikës së mësipërme ka rëndësi thelbësore për të siguruar organizimin, funksionimin e plotë dhe të qartë të Gjykatës së Lartë, me qëllim që në këtë fazë të ripërtëritjes së saj të mos lihet asnjë mundësi, që jo vetëm funksionimi i saj, por edhe korrektësia e proceseve gjyqësore, të mos cenohen dhe të mos shfaqin defekte të rënda në kuptim të procesit të rregullt ligjor, që mund të sjellë pasoja të rënda e të parikuperueshme për to në të ardhmen, që vijnë përmes shqyrtimit të ankimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, përfundon Ilir Meta.

News 24 ka mësuar se në mbledhjen e së hënës, këshilli i Lartë gjyqësor ka debatuar lidhur me këtyë cështje dhe me 6 vota pro dhe 5 kundër i është kërkuar mendim Ardian Dvoranit lidhur me këtë cështje. Ai ka afat deri të mërkurën për të dhënë mendimin e tij dhe më pas qeveria e gjyqësorit do të marrë një vendim lidhur me cështjen në fjalë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: