POGRADEC- Ka përfunduar keq ‘aventura’ e dy adoleshentëve në Pogradec. Mësohet se dy të rinjtë E.Xh., 16 vjeç dhe shoku i tij D.Y., 15 vjeç kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në pyllin e fshatit Gështenjas.

Pas marrjes së informacionit policia ka ndërhyrë duke arrestuar 16-vjeçarin që kishte armën, një pushkë gjysmë automatike model 63, të cilën ky shtetas e posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Po kështu filloi procedimi penal, në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit banues në Gështenjas.

Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, gëzhoja. Materialet  i  kaluan  Prokurorisë  së  Rrethit  Gjyqësor  Pogradec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: