Mattias Vecino dhe Alessio Romagnoli janë prezantuar sot si lojtarë të Lazios. Në konferencën për shtyp nuk kanë munguar Presdienti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare.Në fjalën e tij, Tare u shpreh besimplotë për cilësinë e 2 futbollistëve të afruar.

“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kemi kënaqësinë të prezantojmë dy blerje të mëdha, edhe falë ndërhyrjes së presidentit në fazat e fundit të negociatave. Ata mund të pasurojnë shumë vlerën e këtij ekipi.

Është një kënaqësi të prezantoj Romagnolin, është realizimi i ëndrrës së një fëmije-tifoz, që për shumë vite ka mbajtur në sirtar këtë dëshirë. Jemi takuar në stadiume të ndryshme, numëronim vitet kur do ti skadonte kontrata. Është një lojtar me shumë eksperiencë, kapiten i Milanit, do të jetë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Vecino ishte një kërkesë e Sarrit. Na duhej, kishim nevojë në mesfushë. Kënaqëm trajnerin tonë me një blerje të vyer. Lojtari ka shumë eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare” – Tha ai.

U7uuuu
U7uuuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: