(Foto ilustrim)

 PERRENJAS- Dy aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme ne aksin rrugor Përrenjas- Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se njeri prej aksidenteve ka ndodhur ne vendin e quajtur Përrenjas Fshat teksa janë përplasur dy autovetura, njëra prej te cilave është përmbysur.

Ne njërin prej automjeteve të përfshirë në ketë aksident udhëtonin katër gjyqtare futbolli te cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

Katër gjyqtarët janë Amarildo Gjeci, Ergin Morina, Xhuljan Rroshi dhe Daniel Vrapi. Katërshja e gjyqtarëve konfirmohet se  po udhëtonin  drejt qytetit të Maliqit ku këtë të dielë do gjykojnë një ndeshje të Kategorisë së Dytë. Sipas burimeve zyrtare  ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, takimi i parashikuar për të filluar në orën 14:00, do të shtyhet me 30 minuta për shkak të kësaj ngjarjeje raportuan burime nga FSHF.

Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Pishkashit, ku janë përfshirë një furgon dhe një autoveture të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përplasja mjetit tip ‘Ford’ me targa AA108MT me mjetin tip “Benz”, me targa AA269AE janë plagosur tre persona të cilët janë transportuar në spitalin e Përrenjasit dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd -Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Ford” me targa AA 108 MT me drejtues shtetasin I.I. 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 269 AE,me drejtues shtetasin B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: