José Mourinho vazhdon me vijën e ashpër. Trajneri portugez vendosi të mos thërrasë 4 lojtarë për ndeshjen jashtë fushe në Cagliari. I vetmi i grumbulluar nga të përjashtuarit e së dielës së kaluar është Marash Kumbulla.

Ka dy arsye kryesore për rikthimin e tij. E para është më logjike, domosdoshmëri. Sepse pa Smalling, shqiptari është i vetmi qendërmbrojtës në dispozicion.

Mancini dhe Ibanez u dëmtuan gjatë ndeshjes kundër Napolit. Arsyeja e dytë lidhet me sjelljen e Kumbullës. Një “mea culpa” e shqiptarit në Instagram: “Nga gabimet mëson. Pak fjalë, shumë punë! Para Roma”. Një mesazh i vlerësuar veçanërisht nga tifozët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb