Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren e fundit me PSG-në, teksa dha dy asiste dhe shënoi edhe vetë në fitoren 0-3 në fushën e Ajaccios. Ai ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje të Ligue 1, njësoj si në të gjithë sezonin e kaluar.

Edhe pse “rosarino” interpretohet përtej shifrave, këto shërbejnë për të verifikuar ndryshimin e madh për mirë të tij në Paris. 9 asistet e tij flasin gjithashtu për rolin global të Leos te PSG, në të cilin ai ndihet i rëndësishëm dhe në disponim për të marrë më shumë përgjegjësi.

Nuk është rastësi që Messi më i mirë vjen një muaj para fillimit të Botërorit të Katarit. Ish-kapiteni i Barçës i ka kushtuar gjithë jetën këtij momenti, logjikisht i vendosur për të zmadhuar legjendën e tij. Pas fitimit të Kupës së Amerikës në verën e vitit 2021, argjentinasi dëshiron të ndjekë gjurmët e Maradonës.

Edhe pse nuk ka nevojë për një triumf në Katar për të qenë i përjetshëm, askush nuk e di më mirë se ai efektin që do të kishte ngritja e Argjentinës në majën e futbollit botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb