KORÇË

Dy automjete janë përplasur në qytetin juglindor të Korçës ku janë plagosur dy drejtuesit dhe tre të tjerë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se aksidenti mbrëmjen e sotme ka ndodhur në lagjen Nr.9 të Korçës dhe automjetet kanë pësuar dëme të mëdha në pjesët e përparme të tyre. Ndërkohë janë dërguar në spital të aksidentuarit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 
Ndërkohë Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb