Edin Dzeko, për momentin kjo është e vetmja gjë e sigurt në mendjen e Simone Inzaghi. Në vigjilje të sfidës kundër Liverpool, trajneri i Inter po projekton ekipin më të mirë të mundshëm, kjo është e qartë pasi kundër Salah me shokë kërkohet një ndeshje perfekte. Mbetet për tu përcaktuar kush do të luaj përkrah sulmuesit boshnjak, Sanchez apo Martinez.

Barella është mungesa e madhe në këtë mbrëmje, ndërsa zëvendësuesi i tij pritet të jetë Vidal. Balotazhi tjetër është De Vrij/D’ambrosio, gjithnjë nëse Bastoni do të zbres në fushë nga minuta e parë, të paktën ky është perceptimi deri më tani.

Pavarësisht se nuk është e sigurt nëse do të luaj apo jo, Lautaro Martinez shprehet i gatshëm për të sfiduar ekipin e Jurgen Klopp: “Inter dëshiron të jetë protagonist, dëshiron të mbajë topin, të sulmojë dhe të mbrohet mirë. Çfarë Lautaro mund të shohim? Sigurisht do të shihni një lojtarë që është rritur shumë dhe që ka luajtur 2-3 herë në turne të tillë. Do të jetë një sfidë shumë e bukur për ta luajtur. Kaluam turin që për ne ishte shumë e rëndësishme. Shpresoj të jem mirë, ti jap një dorë ekipit për të kaluar më tej që do të ishte një ëndërr. Klopp është një trajner i madh, sigurisht që do ta përgatis shumë mirë këtë ndeshje. Liverpool ka shumë lojtarë të fortë, sulmojnë me shumë futbollistë në zonë, luajnë një futboll sulmues shumë të shpejtë, në duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh ndër të tjera Martinez.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb