Tiranë – GLE Coupé e re ndërthur fuqinë imponuese të një SUV-i me sportivitetin dhe elegancën joshëse të një modeli coupé. Me një dizajn të fuqishëm, më sportive dhe stilistikisht më e sigurtë se kurrë më parë, GLE Coupé e re absolutisht tërheq vëmendjen e kujtdo që në shikimin e parë. Linjat sensuale dhe format e harkuara në pjesën e xhamit të përparmë, format muskuloze dhe sportive në pjesën e pasme, formojnë një siluetë absolutisht mahnitëse dhe vënë theksin në karakterin e një SUV-i të fuqishëm: dy botë magjepsëse që bashkohen për të krijuar modelin e ri Mercedes-Benz GLE Coupé. Ju mund të përjetoni nga afër interiorin vizionar dhe komoditetin mbreslënës të saj, falë sediljeve sportive dhe hapësirave të bollshme, materialeve të cilësisë superiore, konsolës elegante dhe ekranëve të gjerë të pavarur. Modelet e reja GLE Coupé i gjeni në ngjyra dhe opsione të ndryshme në showroomin e Auto Star Albania, përfaqësuesit zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri, si dhe mund të porositen të personalizuara në ngjyra dhe opsione të ndryshme.

Mercedes-Benz GLE Coupé e re. Fuqi e gjithanshme.

Madhështia e saj nuk është ajo që shikoni. Është ajo që ju prekni, provoni dhe përjetoni. Vështirë të ketë një model tjetër që unifikon kaq mjeshtërisht elegancën dhe teknologjinë më të fundit. Me proporcionet dhe një dizajn edhe më sportiv se modeli pararendës, kabinë më revolucionare, dhe pezullim plotësisht aktiv, i cili rrit standardin në klasën e tij, GLE Coupé e re nuk lë asnjë dyshim për një zgjedhje të veçantë. Një model i krijuar për të zgjuar në maksimum dëshirën për më shumë fuqi dhe më shumë prezencë. GLE Coupé e re karakterizohet për një bukuri unike, një kombinim fantastik të madhështisë me teknologjinë dhe materialet e cilësisë superiore, dhe një përzgjedhje të kujdesshme e gjithçkaje të rëndësishme për ju. Luksi modern dhe prezenca e fuqishme e modelit të ri GLE Coupé është përshtatur mjeshtërisht për çdo terren. Linja opsionale AMG me disqet 55,9 cm (22 inç) mund ta bëjnë të duket edhe më sportive. Më shumë vëmendje në çdo metër të përshkruar prej saj dhe më shumë emocione në çdo sekonde. Shijoni madhështinë e modelit të ri GLE Coupé, një forcë estetike dhe dinamike për t’u konsideruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Interiori: Krijuar për të kënaqur të gjitha shqisat.

Mjafton të akomodoheni në bord dhe të shijoni kënaqësitë që të ofron interiori i modelit të ri GLE Coupé, me të gjitha shqisat dhe në nivelin më maksimal të luksit. Sediljet e reja me një dizajn sportiv dhe shumëngjyrës si standard, tani ofrojnë më shumë siguri dhe më shumë komoditet. GLE Coupé e re është e pajisur me dy ekranë FULL HD 31.2 cm (12.3 inç), të kombinuar në një dizajn elegant me materiale të cilësisë superiore. Ndriçimi i brendshëm ofron një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonalitetesh (64 tonalitete të ndryshme) dhe mund të personalizohet sipas dëshirës. Konsola qëndrore vjen me një dizajn elegant, intuitiv dhe shumë praktik. Sigurisht, elementi më kryesor është rikonceptimi i optimizuar i hapësirës së brendshme, në pjesën e përparme në zonën e pasagjerit dhe shoferit, në pjesën e pasme të pasagjerëve dhe në pjesën e sipërme. GLE Coupé e re është e pajisur me gjeneratën e fundit MBUX – Mercedes-Benz User Experience. Me komandën “Hej Mercedes!” mund të kryeni një sërë funksionesh. Çdo dëshirë e juaja është një komandë për të. Për shembull, ju mund të komandoni temperaturën e brendshme vetëm më një fjalë “Hej Mercedes! Është shumë ftohtë” ose “Hej Mercedes! Është shumë ngrohtë”. 

Motorë të gjeneratës së re, të fuqishëm dhe efikasë. 

Standardet sportive të modelit të ri Mercedes-Benz GLE Coupé janë prezentë dhe në linjën e motorëve të rinj me gjashtë cilindra në linjë. Motorët me naftë, OM 656 me gjashtë cilindra prezantohet me 330 hp dhe 700 Nm moment rrotullues për modelet GLE Coupé 350 d 4MATIC me 272 kf dhe 600 Nm çift rrotullues [konsumi i kombinuar i karburantit: 7.5-6.9 lt/100 km; emëtimet e kombinuara të CO2: 198-184 g/km] dhe GLE Coupé 400 d 4MATIC [konsumi i kombinuar i karburantit: 7.5-7.0 lt/100 km; emëtimet e kombinuara të CO2: 199-184 gr/km].

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Motorët me benzinë janë në dispozicion dhe me motor me 6 cilindra në linjë, të elektrifikuar sistematikisht në mënyrë automatike, me EQ Boost (starter/gjenerator i integruar) dhe sistem elektrik 48 volt për më pak konsum karburanti. Gama e motorëve përfshin dhe Mercedes-AMG GLE 53 4MATIC+ Coupé [konsumi i kombinuar i karburantit: 9.3 lt/100 km; emëtimet e kombinuara të CO2 262 gr/km]. Të dhënat e performancës janë 435 kf dhe 520 Nm, plus 250 Nm në momentin përdredhës dhe 22 kf të disponueshme përmes EQ Boost në periudha të shkurtra. Një tjetër variant i motorit me benzinë është dhe Mercedes-AMG GLE 63 4MATIC+ Coupé [konsumi i kombinuar i karburantit: 11.5 lt/100 km; emëtimet e kombinuara të CO2; 230-217 gr/km] dhe të dhënat e performancës janë 571 kf (+22 kf) si dhe Mercedes-AMG GLE 63 S 4MATIC+ Coupé [konsumi i kombinuar i karburantit: 11.5 lt/100 km; emëtimet e kombinuara të CO2; 263 gr/km] dhe të dhënat e performancës janë 612 kf (+22 kf). Në të gjitha variantet, fuqia transmetohet nga transmisioni automatik 9G-TRONIC. Ndërkohë niveli i emëtimevë është shumë herë më poshtë normave të lejuara, çka e bën modelin e ri GLE Coupé shumë më miqësore me mjedisin.

Financim deri në 80 % të shumës dhe vlerësim i mjetit ekzistues.

Përveç risive teknologjike dhe mundësive për blerje direkte, GLE Coué e re shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi dhe shumë lehtësira të tjera. Mundësitë e financimit përfshijnë financim deri në 80% të vlerës së mjetit, për një periudhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 4% interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 20% e vlerës së mjetit, dhe mund të përshtatet sipas preferencave dhe mundësive tuaja. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë dhe mundësinë e vlerësimit të mjetit tuaj, pavarësisht markës apo modelit të mjetit. Ne vlerësojmë mjetin tuaj të çdo modeli apo marke dhe ju mund të plotësoni diferencën dhe të zgjidhni një prej paketave të financimit. Për këto dhe shumë arsye të tjera vizitoni shoëroomin tonë për të mësuar më shumë rreth ofertave për secilin model.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: