Dy persona humbën jetën gjatë bombardimeve nga forcat ruse në Luhansk.

Një grua nga Lysychansk dhe një burrë nga Popasna nuk i shpëtuan sulmeve ruse.

Gjithashtu dy gra të tjera mbetën të plagosura, ndërsa dhjetëra banesa mbetën të shkatërruara si pasojë e sulmit.

Serhiy Haidai guvernatori i Luhansk tha se ndërtesa e qendrës mjekësore të Luhanskut për Sëmundjet e Rrezikshme Infektive në Lysychansk, si edhe një nga shkollat e qytetit janë përfshirë nga flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb