Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me gradën ‘Gjeneral Brigade’, kolonel Bilbil Bitrin. Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka dhënë gradën e “Gjeneral Brigade”, drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Po kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar emërimin “Komandant i Forcës Ajrore” të gjeneral brigade Ylli Pulaj, i cili mbante detyrën e Zëvendës Komandantit të Forcës Ajrore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb