Christian Eriksen është gati të rikthehet në fushë pas arrestit kardiak që pësoi në gjatë “Euro2020”. Ishte e pamundur që të vijonte karrierën me Inter, për shkak të ligjeve në Itali, ndërsa vendosi të transferohet në Premier League tek Brentford. Fantazisti danez rrëfen muajt e fundit pa futboll dhe çfarë pret nga e ardhmja, ku gjithçka me sa duket do të varet se si do reagojë zemra e tij:

“Vetëm dy ditë pas pësova arrestin kardiak e kuptova se do të rikthehesha sërish të luaja futboll. Para së gjithash, kishte shumë analiza për të parë se si reagonte zemra sërish gjatë stërvitjes. Për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi kështu që gjithçka ishte mirë. Edhe me këtë gjendje, nuk ka kufij. Mund të vrapoj, notoj në zhytje të thellë ose çfarëdo tjetër, kjo varet vetëm nga diagnoza dhe si ndihesh.

Tre muajt e parë, nuk bëra asgjë, por më pas 3-4 muajt e fundit kam bërë programin e rehabilitimit. Ishte e vështirë të shihje ndeshjet në fillim sepse gjithmonë mendon se dëshiron që të jesh atje. Kam qenë në gjendje të prek topin, kam ‘nuhatur’ barin, këpucët e futbollit janë veshur dhe gjithçka fillon të kthehet brenda teje, emocionet e stadiumit, tifozët, ekipi gjithçka. Sfida ishte më shumë për të kapërcyer atë që ndodhi në të vërtetë.

Dëshiron të kthehesh në normalitet, por për mua, normalja ishte të luaja në Itali, por nuk më lejuan ta bëja këtë. Kështu që, normalja duhej të ndryshonte. Kam mundësinë t’i rikthehem një jete normale në Brentford. Ky është qëllimi im të shihem sërish si Eriksen, një futbollist elitar dhe e dija që një ditë do të luaja sërish. Më kanë dhënë dritën jeshile mjekët, dhe jam në gjendje të luaj. Sigurisht, do ta kem gjithmonë me vete dhe të gjithë do të kenë kujtimin e asaj që ndodhi, por tani është koha për të krijuar kujtime të reja dhe për të parë përpara.”, përfundoi Eriksen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb