Konsensusi në Reformën Zgjedhore ende duket larg teksa tashmë është situatë post- afat dhe përpjekjet për konsensus kanë rifilluar.

Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh Yuri Kim, amabasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ai britanik Duncan Norman kanë nisur një takim me 4 anëtarët e Këshillit Politik, raporton gazetari i News24 Ergys Gjençaj.

Dje, Kim ishte në takim me Lulzim Bashën në selinë e PD teksa pritet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto takime tek ecuria e konsensusit në Këshillin Politik.

Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik një përfaqësues i SHBA u përpoq të bindte palët por pa sukses kurse tani duket se këto tentativa po vijojnë po nga ndërkombëtarët dhe nga treshja Kim- Soreca- Norman që dje ishin në zyrën e Lulzim Bashës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb