Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se 48 orët e ardhshme do të jenë të qeta dhe pa probleme.

Ai tha se nuk do të ishte e udhës të ndodhte një koalicion PS-PD, e theksoi, se qeveria të formohet nga partia që merr më së shumti mandate.

“Gjatë 48 orëve të ardhshme do e shohim si do të reflektohet ky tension në terren. Kjo llavë e derdhur nuk është çudi të shuhet dhe uroj të jetë ashtu. Nëse ka një të mirë kjo përplasje mes Metës dhe ambasadores. Unë parashikoj që procesi zgjedhor të jetë i qetë. nuk parashikoj të ketë sfurqe të vërtetë në duart e njerëzve. Në 48 orët e ardhshme situata do të sheshohet.

Unë mendoj që skenari më i keq që i ndodh vendit është bashkëqeverisja PD-PS. Nëse PS ka 71 mandate të qeverisë e vetme. Nëse nuk merr 71 mandate, pala tjetër, le ta marri. Kjo është shija ime personale. Nuk dua të shoh që dy partitë e mëdha të bëjnë aleancë dhe të mos ketë një opozitë reale.

Nëse do të isha militanti më i thekur i PD, do të doja të isha edhe 4 vite në opozitë, se sa të bashkëqeverisja me një qeveri që i kemi thënë një mijë të zezat”, u shpreh Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb