TIRANE – Këta dy efektivë të njësisë “Shqiponja” e meritojnë realisht shprehjen “Bravo çuna”. Ata janë filmuar mbrëmjen e djeshme teksa ndihmonin një të pastrehë që endej rrugëve të Tiranës, kur temperaturat shënonin minus 5 gradë celcius.

Në videon e publikuar nga faqja “Jeta Osh Qejf” në “Facebook”, efektivët duken teksa i afrohen endacakut, duke i hedhur një batanije krahëve. Madje ata i kanë ofruar edhe çaj të ngrohtë dhe ushqime për të kaluar natën e acartë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb